×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është avokati nga Saranda që e dhunuan mizorisht me shkopa bejsbolli dhe tani po lufton për jetën

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 16:38

    Makina e shkatërruar që shihni në foto është e Mario Mejdit, avokatit sarandiot që u dhunua sot në mënyrë mizore me shkopa bejsbolli, dhe që tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë.


    Ai po lufton për jetën, pasi mori goditje të forta në pjesë vitale të trupit. Persona të paidentifikuar i zunë pritë, e zbritën me forcë nga makina e tij tip “Benz” dhe e rrahën me shkopa bejsbolli. Ngjarja ndodhi sot në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.

    Ai ka dorën dhe këmbën të thyera, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup. Nga shtrati i spitalit të Sarandës, ai ka dëshmuar për policinë, ku mësohet se ka thënë se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ndërkohë bëhet me dije se disa kohë më parë avokatit i kanë rrahur edhe xhaxhain, shtetasin me iniciale I.Mejdi dhe djalin e hallës A.K., në dy ngjarje të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!