×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është i riu që u masakrua me thikë në Elbasan

    Reporteri
    06 Nëntor 2021 | 12:22

    Ky që shihni në foton e mëposhtme është 28-vjeçari Florenc Kovaçi, i cili u vra me thikë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

    Në këtë ngjarje i plagosur mbeti edhe vëllai i tij më i vogël 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.

    ABC News raporton se autori i këtij krimi është Ardit Hida 24 vjeç, i cili u arrestua vetëm pak pas ngjarjes. Gjatë operacionit për kapjen e tij policia gjeti dhe sekuestroi edhe thikën me të cilin autori i mori jetën 28 vjeçarit.

    Përpara bluve autori e ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe të plagosjes.

    Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e të premtes që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta çka solli edhe këtë bilanc tragjik.

    Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një djalë 28-vjeçar, ndërsa vëllai i tij i vogël 19-vjeçari Mikel Kovaçi ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë.

    Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!