Policia e Lezhës vijon në mënyrë intensive hetimet lidhur me rastin.
Policia vijon prej ditës së djeshme hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Eri Zefi.
“BalkanWeb” ka siguruar fotografinë e viktimës, i cili u vra në mënyrë makabre dhe u hodh në një kanal.
Gjithashtu, gazetari Ndreka deklaron se Policia e Lezhës vijon në mënyrë intensive hetimet edhe në orët e paradites së sotme, por është hermetike mbi konkluzionet që mund të kenë dalë nga ekspertiza.
Ndërkohë, një nga pistat e mundshme të hetimit, sipas gazetarit, është që personi të jetë marrë peng dhe të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit.
Që prej orëve të pasdites së djeshme, kur ndodhi ngjarja, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i pyetur lidhur me krimin e rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.