Janë publikuar pamjet e momentit kur një qytetar godet me grusht në mes të protestës kreun e PD-së, Sali Berisha.
Qytetari, identiteti i të cilit nuk dihet ka ndërhyrë mes turmës dhe e ka goditur me grusht në fytyrë Berishën.
Truprojat kanë ndërhyrë menjëherë duke e goditur personin në fjalë, teksa siç raportohet Berisha ka pësuar edhe lëndime në hundë.
Protesta e opozitës në Tiranë po zhvillohet ndërkohë që në anën tjetër në kryeqytetin shqiptar, është duke u mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit ky që për herë të parë organizohet në një nga vendet e rajonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.