×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kushton rreth 10 mijë euro, ky është snajperi me të cilin u vra biznesmeni shqiptar

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 13:35

    Pas videos ku tregohet vrasja e Kastriot Reçit, tashmë është zbuluar dhe pamja e armës që u përdor për ekzekutimin e 47 vjeçarit në Rrëshen.


    News24 ka mundur të sigurojë një pamje të snajperit të përdorur nga killeri. Ky i fundit e qëlloi me një plumb në zemër Kastriot Reçin.

    Nga pamja e mëposhtme duket fare qartë që arma është një snajper modern i pajisur dhe me një silenciator, çka ka bërë që zhurma e të shtënës të mos dëgjohet nga asnjë prej qytetarëve në afërsi të ngjarjes.

    Çmimi i tyre fillon nga 10 mijë dollarë në varësi të pajisjeve që i shtohen.

    Kujtojmë se killeri, me gjasë një profesionist i paguar, hyri në një pallat pranë lokalit ku qëndronte Reçi dhe ka pritur mbi 5 orë për të kryer atentatin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!