Një aksident me pasoja tragjike ndodhi në Itali të mërkurën. Një i ri shqiptar, vetëm 32 vjeç, vdiq si pasojë e përplasjes me një kamion. Ngjarja ndodhi në autostradë, teksa shqiptari po kthehej për në punë.
Shkaqet e ngjarjes janë të qarta për autoritetet. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.
32-vjeçari udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, por përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
I riu jetonte vetëm në Lonato. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri. Menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan disa prej kolegëve të tij të punës, por as ata nuk mundën të bënin gjë. Ndërkohë shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime të rënda./tvklan.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.