×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lehtësimi i masave kundër koronavirusit dynd qytetarët në Tiranë

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 16:12

    Në ditën e parë të lehtësimit të masave kufizuese, dhe zgjatjes së orarit për daljen e qytetarëve, kryeqyteti duket ngjasonte me një ditë normale, me numër të lartë këmbësorësh dhe automjetesh.


    Qytetarë të të gjitha moshave, në shumë raste dhe pa autorizime qarkullojnë të lirë rrugëve të Tiranës.

    Në ditën e parë të liberalizimit të masave kundër koronavirusit, kryeqyteti duket se është rigjallëruar. Këtë të hënë situata në Tiranë ngjasonte me ditë normale, me dyndje këmbësorësh dhe automjetesh.

    Prej orëve të para të mëngjesit qytetarët u dyndën për të kryer blerje, dhe për të marrë shërbime nga më të ndryshmet. Ata shprehen se pavarësisht se orari i daljes u zgjat me 30 minuta, përsëri nuk mjaftojnë.

    Krahas tyre ka dhe qytetarë që qarkullojnë pa leje, kryesish pensionistë të cilët shprehen se detyrohen pasi nuk kanë njerëz të tjerë tu plotësojnë nevojat.

    Policia dhe ushtria vijojnë kontrollet por në disa prej tregjeve dhe subjekteve tregtare vihet re mungesa e tyre për të mbajtur distancimin social.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!