Prerjet e kartëmonedhave shqiptare do të ndryshojnë dhe këto që qarkullojmë aktualisht nëpër duar do të na shërbejnë vetëm për nostalgji ose nëse koleksionojmë kartëmonedha. Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, prezantoi prerjet e reja të kartmonedhave, me një dizajn të ri dhe elemente sigurie të përmirësuara.
“Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjoja e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartmondedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
U deshën 4 vite punë për të realizuar këto kartmonedha të cilat do të qarkullojnë gradualisht në treg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.