Karabinierët në Senigallia kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi i janë gjendur sasi të konsiderueshme të kokainës në banesën ku jetonte.
Burri u vu re nga policët, teksa ecte në mënyrë të dyshimtë pranë një spitali. Në një moment, ai mori një pasagjer dhe e la atë në tjetër vend, shkruajnë mediat italiane.
Agjentët dyshuan se kemi të bëjmë me transferim të drogës dhe ndërhynë menjëherë. Pasagjerit iu gjet një mbështjellës që përmbante një lëndë narkotike si kokaina.
Më pas, policët vazhduan të kryenin kontrolle të hollësishme mbi shoferin S.M., 30 vjeç me origjinë shqiptare por që jetonte prej kohësh tashmë në Senigallia.
Hetuesit bënë kontroll në banesën ku jetonte 30-vjeçari nga Shqipëria dhje gjetën kokainë, që ishte mbështjellë në disa pako, gati për shitje. E gjithë sasia ishte pak më shumë se 100 gram, gjë e cila do të thotë se çmimi real i drogës ishte diku tek 10 mijë euro, nëse shitej në treg.
Lënda narkotike u sekuestrua në moment. Burri u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak në pritje të seancës për të vërtetuar arrestimin para gjyqtarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.