×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lirohet nga burgu Safet Gjici

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 13:01

    Thuajse një vit pas arrestimit dhe dënimit për korrupsion pasiv pas skandalit seksual në zyrë, Gjykata e Apelit ka liruar ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi ndryshimin e vendimit, duke pranuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij.

    Ndaj Gjicit u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”, duke bërë që pjesën e mbetur të dënimit Gjici ta kalojë në banesën e tij.

    Safet Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi. Ai u vu në pranga më 24 qershor 2023, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pas publikimit të një videoje erotike me Alma Kaçin në tentativë për të fituar një tender rehabilitimi për qentë e rrugës.

    Apeli i GJKKO e dënoi me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion pasiv ish-kryebashkiakun, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar, i shkoi në 3 vite burg, ndërsa ka përfituar ulje edhe nga qëndrimi në paraburgim.

    Ndërsa, Alma Kaçi u dënua me 12 muaj burg (gjykimi i shkurtuar) për korrupsion aktiv. Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Po ashtu, Safet Gjicit i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!