×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lotë gëzimi në çadrën e emergjencës në Manëz: E mbijetuara nga tërmeti lind vajzë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 20:53
    Ilustrim

    Mrekullia e jetës…Në mesin e tragjedisë, teksa dhjetëra familje janë në lot për jetët e humbura nën rrënoja, e të tjerë janë strehuar nga shteti pas dëmeve në banesat e tyre nga tërmeti, Ajseli i ka sjellë gëzim familjes Sula. Nëna e saj e prekur nga tërmeti, ka sjellë në jetë fëmijën e saj, vajzën Ajsel.


    Familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz.

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën”.

    “Ajsel ti nuk do jesh kurrë vetëm”, shkruan ministrja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!