×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lubonja: Ku e ka hallin Rama, që mbrojti me fjalim Thaçin e Veselin, ndryshe fliste dikur

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 8:16

    Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për fjalimin e Edi Ramës të mbajtur sot në parlament në lidhje me akuzat në drejtim të Thaçit e Veselit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha se kryeministri përdori gjuhë nacionaliste.


    Lubonja theksoi se nuk e kupton se ku e ka hallin Edi Rama, pasi ndryshe ka folur kur Haradinaj akuzohej për krime e lufte e ndryshe flet tani.

    Më tej, ai theksoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë.

    “Ideja e një Ballkani ku kapërcehen urrejtjet nacionale ku edhe kultura të bëhet më e shkëmbyeshme, besoj se kjo gjë duhet. Për këtë arsye bëhen edhe negociatat. Fjalimi i Ramës sot ishte agresiv ndaj gjykatës. Deklaratata e Ramës kanë qenë kontradiktore, që e kundër-vënë me Europën dhe SHBA por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë,. kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

    Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin? mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm? Pavarësisht se a janë apo nuk janë Thaci e Veseli fajtorët, 1000 të zhdukur janë e Rama duhet të reflektojë për këtë gjë. Qëndrimi i Edi Ramës është dëmtues ndaj Shqipërisë”, tha Lubonja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!