×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lulzim Basha humb edhe në lagjen e vet, Berisha: Pati fatin e Ramiz Alisë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 21:42

    Rezultatin për shkarkimin e Lulzim Bashës edhe nga dega e PD-së në njësinë nr.8, Sali Berishës i ka kujtuar fatin e Ramiz Alisë që në 1991 humbi në këtë njësi të kryeqytetit.

    Teksa Albana Vokshi po lexonte rezultatin e referendumit në shkallët e selisë së PD-së, Berisha e ka ndërprerë për të komentuar humbjen e Bashës në lagjen ku ai vetë ka lindur.

    “Në 1991 kjo lagje, ndër më demokratiket i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës të njëjtin fat. Me një dallim që diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, por Lulzim Brava ka lindur aty. E denatyralizuan! Ky quhet denatyralizim që i bënë banorët e Tiranës” tha Berisha.

    Në degën 8 në Tiranë mësohet se është votuar si më poshtë:

    Dega 8

    1170 antarë
    774 kanë votuar
    760 pro shkarimit
    10 kundër
    3 fletë të dëmtuara
    1 e pavlefshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!