×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lulzim Basha: S’do rresht deri në fitore, jam shpresa e shqiptarëve

    Reporteri
    11 Dhjetor 2021 | 13:10

    Partia Demokratike feston ditën e sotme 31-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha tha nga selia qendrore e partisë se pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme ai do vijojë luftën e tij deri në fitore.

    Sipas tij këtë do ta bëjë si udhëheqës i kësaj partie por edhe se është shpresë për shqiptarët. Ndërkohë nuk harroi të hidhte akuza edhe ndaj Sali Berishës duke e cilësuar si e kaluar që po turbullon njerëzit.

    “Nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që më ndjekin vebërisht, por jemi të gjithë udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës. Cdo shqiptar të jetë luftëtar i vlerave dhe parimeve. S’do resht deri në fitore, jam shpresa e shqiptarëve!”, u shpreh Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!