×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lulzim Basha sërish në krye të PD, fiton zgjedhjet brenda partisë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 14:49

    Lulzim Basha rikonfirmohet në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike.


    Lajmi është bërë i ditur sot nga Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana gjatë një deklarate për mediat nga selia blu.

    “Komisioni zgjedhor i PD sapo ka mbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kuti. Nga procesverbalet e adminiastuara rezulton që në të gjithë rastet komisionerët kanë firmosur së bashku me përfaqësuesit e kandidatëve në garë. Bazuar në të dhënat zyrtare rezulton se kanë votuar 41 mijë anëtarë të PD, vota të pavlefshme janë 413.

    Fatvardh Kadilli: 781 vota

    Edit Harxhi: 983 vota

    Agron Shehaj: 6038 vota

    Lulzim Basha: 32 882 vota

    Bazuar në këto të dhëna shpallet zyrtarisht fitues Lulzim Basha.”- tha Gjana.

    Në garë për kreun e partisë opozitare më të madhe në vend kanë qenë gjithashtu dhe Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Farbardh Kadilli.

    Basha në rang vendi, është më i votuari nga të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, teksa ndiqet nga Agron Shehaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!