Partia Demokratike ka deklaruar sot se Këshillin Kombëtar do mbahet në 23 dhjetor. Sipas informacioneve të fundit, ky organizim do të bëhet në selinë e saj në orën 17:30.
Ky hap i Lulzim Bashës vjen pasi ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha organizoi mbledhjen e Komisionit të Rithemelemit të PD-së brenda godinës së PD-së kur në të njëjtën kohë Basha po mbante konferencë për mediat.
Ish-kryetari i PD-së në vitet 1991-2013 deklaroi se do t’i dërgohet kryetarit aktual të selisë blu vendimi i shkarkimit me referendum, i cili u mbajt në 18 dhjetor.
Po në këtë datë, Kuvendi i Jashtëzakonshëm demokrat i thirrur nga Basha vendosi shkarkimin e Berishës nga të gjitha funksionet brenda partisë duke miratuar propozimin e Kryesisë për shkarkimin e të gjithë funksionarëve partiakë që janë të shpallur “non grata” ose preken nga ligji i dekriminalizimit.
Njoftim
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi