×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lulzim Basha uron LVV-në dhe LDK-në: Kosova hapi faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 13:12

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë , Lulzim Basha ka uruar dy partitë kryesuese të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK.


    Në postimin e tij në Facebook ai përgëzon gjithashtu udhëheqësit e forcave të tjera politike, garuese në këto zgjedhje si dhe shton se populli i Kosovës ka dhënë një shembull frymëzues për pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje.

    Postimi i plotë i Bashës:

    “Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.
    Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre evropiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.
    Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare. Urime Kosovë!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!