×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Lushnje: Pendohet për vrasjen e kushëririt, i vëllai kërkon falje sipas Kanunit

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 7:24

    Kastriot Hasalla, i cili pak ditë më parë vrau kushëririn e tij Romeo Hasalla 32 vjeç, dhe plagosi të atin dhe dy vëllezërit e tij, për një tokë që e pretendonin të dy familjet në Garunjas të Lushnjës doli sot në gjykatë.


    Me duart e lidhura, dhe i shoqëruar nga policia ai u paraqit në Gjykatën e Lushnjës për t’u njohur me masën e sigurisë.
    33 vjeçari u arratis pas krimit, ndërsa u vetëdorëzua 2 ditë më pas, dhe para togave të zeza paraditen e së mërkurës (4 gusht) ai e pranoi krimin e rëndë, ndërsa shfajësoi vëllain e tij dhe djalin të cilët janë në arrest, ndërsa shfaqi edhe pendim.

    Gjykata e Lushnjes vendosi ta pranojë kërkesën e prokurorisë për të vendosur burg pa afat ndërsa pala mbrojtëse kërkoi ndryshimin e akuzës.

    Prokuroria e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim” ndërsa avokati pretendon se kemi të bëjmë me “një vrasje në kushte të tronditjes së thellë psiqike”

    Vëllai tjetër i Kastriotit jashtë dyerve të gjykatës kërkoi mëshirë nga trupa gjykuese, ndërsa tha se do të përpiqet që të pajtohet me kushërinjtë e tij.

    Do shkoj në shtëpinë e viktimës ti ngushëlloj. Nuk doja të shkonte kështu por s’kemi ç’të bëjmë më. Do shkoj sipas zakonit me duar të lidhura. Nëse do të më vrasë nëse do mi zgjidh duart”

    Mëngjesin e 29 korrikut, Kastriot Hasalla vrau Romeo Hasallën, ndërsa plagosi Shaip, Emiliano dhe Leart Hasallën në tokën ku të dy familjet pretendonin pronësinë e saj

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!