Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës.
Gazeta “Shqip” mëson se incidenti ka ndodhur në zonën pranë Shkozetit.
Në aksident është përfshirë vetëm një automjet.
Nga raportimet e para dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën ndarëse.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.