×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina luksoze e restorante: Bllokohen 6 milionë euro pasuri nga prokuroria e Tiranës, dyshohet se janë vënë me aktivitet kriminal

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 16:13

    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një pasuri prej 6 milionë eurosh pasi dyshohet se janë vënë nga aktivitete kriminale. Mësohet se mes aseteve të sekuestruara janë 10 makina, 7 prona, llogari bankare dhe katër biznese. Ato thuhet se i përkasin Alban Xhepës, i cili rezulton i dënuar në Itali për drogë, falsifikim dhe krime kundër personit.


    Prokuroria ka nisur hetimet për pastrim parash në ngarkim edhe të të afërmeve të Alban Xhepës; Lorenc Xhepa dhe Baftjar Xhepa.

    Prokuroria akuzon Alban Xhepaj se kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjitheshme të Parandalimit dhe te Pastrimit te Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi.

    Hetimi ka zbuluar se nga ana e përfaqësuesve të subjekteve që kanë përfituar fonde nga Qipro me dërgues shoqërinë ‘Tripdale Limited’ është kërkuar që fondet të mos kreditohen në llogari të tyre për shkak se dërguesi kërkon kthimin e fondeve. Në këtë mënyrë është hetuar për llogaritë në bankën ‘ISP’ të shoqërive ‘GoITradeIInternational’, ‘Eni Gjika’, ‘International Marketing Solutions Global’, ‘Avni Vila’,‘IrdiLika’, ‘Migena Ballabani’ dhe ‘Gerald Beno’.

    Për hetimin e çështjes është bashkëpunuar dhe me autoritetet e huaja, ku rezulton se i hetuari Alban Xhepja të jetë dënuar 3 herë në Itali për veprat penale në fushën e Narkotikeve, falsifikimit si dhe të krimeve kundër personit.

    Pas hetimeve prokuroria vendosi sekuestrimin e një pasurie me vlerë 6 milionë euro:

    Sekuestrimin prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor te Mjeteve me targa dhe ne pronesi te shtetasve:
    1. TR 8470 H Benz Mercedez ne emer te shtetasit Alban Xhepa.

    2. AA 483 SU Range Rover e zeze ne emer te shoqerise International Marketing SOL

    3. AA 296 RV Audi A7 e zeze ne emer te shtetasit Ilirjan Ibrahim Shkurti.

    4. AA 264 OR Mercedes Benz ne emer te shtetasit Iqmet Hedi Kolami.

    5. AA 377 IZ Mercedes Benz S500 e zeze ne emer te Qemal Shefki Aliu.

    6. AA 988 SF Smart e kuqe ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.

    7. AA 845 XJ Jaguar E-Space ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.

    8. AA 300 KF Land Rover e zeze ne emër te Go Trade International.

    9. AB 621 AD Benz-M S350 Bluetec blere me lizing nga Alban Xhepa.

    10. AA 394 XD Range Rover e zeze ne pronësi te Internacional Marketing Solutions,

    Sekuestrimin prane QKB Tirane te bizneseve ne emrin e shtetasit Alban Xhepa dhe familjareve te tij si:

    – Biznesi me NIPT L92022003U me emer subjekti HEAT forma ligjore SHPK data e themelimit 20.08.2019. Adresa e Bar Restorant HEAT ne Tirane eshte ne Rrugen Ismail Qemali pallati Gener 2 ne pasurine nr.2/317/ND-N3.

    – Bar Restorant HEAT ne Palase ne territorin e Green Coast Resort & Residences.

    – Biznesi me NIPT L61313042A me emër subjekti International Marketing Solutions Global me adrese Njesi Bashkliake nr.5 Rr.Nikolla Tupe Godina 1 K.3 siper lokal XIXA.

    – Biznesi me NIPT M01913001A me emër sujketi Proedita Consulting me adrese Njesi Bashkliake nr.5 Rr.Tish Dahija Kompleksi Kika shkalla 2 Hyrja 4 Tirane
    ? Sekuestrimin prane Bankave te nivelit te dyte te te gjitha llogarive bankare ne emer te shtetasve A.Xh, L.Xh, N.Xh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!