×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina përplas këmbësorin në Tropojë, i plagosuri dërgohet me helikopter drejt Tiranës

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 19:08

    Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tropojë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.


    “Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin E. T., ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T.”- njofton policia.

    Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

    Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!