×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina përplas për vdekje 62-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 11:12

    Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 07:00 në aksin Këlcyrë-Përmet.


    Sipas uniformave blu në afërsi të fshatit Kutal mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë.

    Për pasojë ka humbur jetën shtetasi 62-vjeçari.

    Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Përmetit.

    Njoftimi i policisë:

    Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njohtohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi herimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!