Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Miras. Abcnews.al mëson se makina tip “Nissan” që drejtohej nga A. K., ka përplasur për vdekje një këmbësore në afërsi të fshatit Kuç.
Viktima është identifikuar si R. G., rreth 70 vjeçe. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.