×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina përplas të moshuarën te bulevardi në Tiranë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 11:07

    Një e moshuar mbeti e plagosur paraditen e sotme teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur te bulevardi “Gjergj Fishta” në Tiranë.


    E moshuara është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku burime për bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Më datë 30.06.2020, rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar një shtetas këmbesor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje”.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!