“Maskat do të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura”. Kështu deklaroi Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, për ndjekjen e pacientëve të prekur nga COVID19 nga mjekët e familjes.
Ajo tha gjithashtu, se të gjithë ata individë të cilën nuk do e mbajnë maskë, do të penalizohen.
”Me vendimin e Komitetit Teknik, kemi vendosur që maskat të jenë të detyrueshme për të gjithë individët. Të gjithë ata individë të cilët nuk do të përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Kjo është një detyrë e gjithësecilit. Nuk mund të rrezikojmë njerëzit tanë të dashur dhe personelin që ndodhen në vijën e parë të luftës, nuk mund ta çojmë sistemin shëndetësor në kolaps. Shëndeti nuk ka çmim”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.