×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Manastirliu: Mësimi online në shkollat e mesme në 7 bashki, do zgjatet edhe sezoni i provimeve

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 14:31

    Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik i Ekspertëve këtë të mërkurë në një konferencë për mediat kanë analizuar situatën e pandemisë dhe masat e reja anti-covid19.


    Manastirliu është shprehur se është vendosur që shkollat e mesme në qarqet kryesore ku ka shkallë të lartë infeksioni do të vijojnë mësim online nga data 11 deri në 25 shkurt.

    “Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 për një periudhë 14 ditore deri më 25 shkurt. Ndalimi i aktiviteteve të restorantëve dhe barëve në fashën e vendosur të orarit të lëvizjes nga data 11 shkurt deri më 25 shkurt.

    Shkollat e mesme me zonat e rriskut të lartë do të aplikojnë skenarin e tretë atë të mësimit onlinë në disa shkolla.

    Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Kazmës do aplikojnë skenarin online.

    Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online dhe në monitor i provimeve”, tha Manastirliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!