Edhe shtatori do të jetë muaj i hapur vaksinimi për të gjithë ata që nuk e kanë marrë ende vaksinën kundër COVID.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se në çdo qendër shëndetësore nga sot do të kryhet falas edhe kontrolli i plotë mjekësor për çdo qytetar nga 35-70 vjeç për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post COVID.
“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid”, shkruan ministrja.
Ndërkohë autoritetet në vend kanë vendosur vaksinimin me detyrim për tre kategoritë e para: stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Atyre u është lënë një afat deri në 30 shtator për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit në mënyrë që të nisin normalisht punën dhe mësimin.
Në të kundërt ata duhet të paraqesin në mënyrë periodike një dokument që tregon se nuk janë të infektuar, përfshirë këtu rezultatet e testit PCR të kryer në 72 orët e fundit ose vërtetim që tregon se e kanë kaluar COVID në 6 muajt e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.