×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Manastriliu ndan foto nga vaksinimi “derë më derë” dhe jep lajmin: Nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 20:07

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjete sociale një kolazh fotosh, ku shfaqen momente teksa qytetarët vaksinohen nga bluzët e bardha në shtëpitë e tyre.


    Këtë radhë, ministrja ka ndarë çaste nga vaksinimet e kryera në Bicaj të Kukësit. Po ashtu, Manastirliu njofton, se nga nesër, do të nisë java e hapur e vaksinimit, për çdo qytetar +18 vjeç.

    Postimi i Ogerta Manastirliut:

    Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.
    Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend
    #VaksinimiShpëtonJetë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!