×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Mane: Kurti për fushatë në Shqipëri, për pushime shkon në Greqi

    Reporteri
    25 Korrik 2022 | 22:37

    Gazetari shqiptar, Bledi Mane i cili sot ishte në qendër të vëmendjes për një koment lidhur me turistët kosovarë, ka thënë se është i pakënaqur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij për fushatë shkon në Shqipëri, ndërkaq për pushime në Greqi.

    “Jam i pakënaqur që vjen për fushatë elektroale në Shqipëri, por për turizëm ikën në Greqi”, ka thënë ai.

    Mane ka thënë se Kosova duhet të krijojë më shumë evente që të nxis turizmin.

    ”Kosova duhet të prodhojë diçka, evente kulturore por edhe të ketë kulinari të mirë që të marr turistët dhe jo vetëm të marr turizëm patriotik”, ka deklaruar ai në Pressing.

    Sipas Manes, Shqipëria pa Kosovën mund të mbijetojë si turizëm, por nuk fuqizohet.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!