Kanë dalë para Gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen “5 Maji” në Tiranë mbrëmjen e 10 majit.
Ndaj Marjus Dema, i dyshuar i për vrasjen e 27 vjeçarit Qema prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka.
Xhuliano Koçi dhe Frenkli Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.
Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.
Siç raporton Ora News, Marjus Dema shpërthen në të qara në seancë dhe thotë:“Kam vrarë vëllanë tim.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.