×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Maturantët e Durrësit dhe Tiranës dalin në protestë, bllokojnë rrugën

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 12:52

    Një ditë pas provimit të matematikës, maturantët e kryeqytetit po protestojnë para Ministrisë së Arsimit duke bllokuar edhe qarkullimin në rrugën e “Durrësit”.


    Ata pretendojnë se teza ishte shumë e vështirë dhe se nuk kishin asnjë tolerancë pavarësisht situatës së pazakontë të mësimit online, për shkak të pandemisë.

    Njëkohësisht, edhe maturantët e shkollave të Durrësit janë mbledhur përpara Drejtorisë Rajonale Parauniversitare dhe do të marshojnë më pas në të gjithë qytetin, pasi pretendojnë se testi i matematikës ka qenë në një nivel të lartë vështirësie dhe kërkojnë ulje të tavanit të pikëve.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!