×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Maturantët rikthehen në shkolla, mësim deri më 5 qershor

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 8:12

    Kjo e hënë shënoi rikthimin e maturantëve në të gjithë vendin në bankat e shkollave për të bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore.


    Procesi mësimor përgaditor do të vazhdojë deri më 5 qershor.

    jimnazet e të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës dhe distancimit fizik.

    Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhepër të garantuar këtë do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.

    Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.

    Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!