Kanë mbërritur në Rinas 12,870 doza të vaksinës Pfizer.
Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Me ardhjen e vaksinave mbrëmjen e sotme, numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë deri më tani ka shkuar në 773 mijë.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”.
Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Sinovac.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.