×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbërrijnë 50 mijë doza vaksinash kineze, Rama: Kanë ardhur mbi 1 milionë vaksina

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 22:53

    Mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac. Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.


    Rama shkruan se bashkë me sasinë e mbrëmjes së sotme kalon mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

    “Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!