Rreth 12 mijë vaksina të kompanisë Pfizer kanë arritur sonte në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një statusi në Facebook.
“Edhe 11.700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit”, ka thënë Rama.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar pesë raste të reja me koronavirus, një i vdekur dhe 38 qytetarë të shëruar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.384 raste, prej tyre 129.702 janë shëruar, 230 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 2.452 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.