×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Mbi 664 mijë të vaksinuar në Shqipëri, mbi 212 mijë me dozën e dytë

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 15:44

    Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se atje deri më tani janë vaksinuar 664 mijë e 452 qytetarë.


    Nga ta, 212 mijë e 418 janë vaksinuar me dozën e dytë.

    “Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!