Me Programin Kombëtar për kujdesin dhe depistimin e shikimit, rreth 55 mijë fëmijë kanë kryer kontrolle të rregullta përgjatë vitit mësimor, shtator 2023-prill 2024.
Gati 7400 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar për kontrolle më të specializuara te mjekë specialistë në strukturat shëndetësore.
“Çrregullimi kryesor në moshën pediatrike është miopia, që është në rrije alarmante dhe ndikohet nga përdorimi dhe ekspozimi në kohë të gjatë përpara telefonit ose tabletit. Në një ditë normale të vizitave nuk ka raste të fëmijëve që nuk kanë probleme me shikimin. Duke nisur që nga mosha katër vjeç.
Duke konsideruar që numri i vizitave mund të variojë nga 20-30, 3-4 kanë nevojë për ndjekje në vizita të rregullta okulistike. Shikojmë fëmijë shumë të vegjël që rrinë gjatë përapra telefonit, e mira është që të mos rrinë në telefon deri në moshën katër vjeçare”, tha Bledar Curraj-Mjek Okulist.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.