Aktivistja Gresa Hasa dhe ambientalisti Sazan Guri u përfshin në një debat të ashpër që e detyroi aktivisten të lërë studion e emisionit “360 gradë”.
Ajo akuzoi Sazan Gurin për seksizëm, ndërsa tha se është edhe injorant.
Ndiqni debatin
Gresa Hasa: Ambienti është kaq toksik, ka kaluar jashtë teme. Nuk kam asgjë për të thënë, çfarë kisha për të thënë i thashë. Nuk jemi brenda temës, nuk e ndjej veten pjesë të një diskutimi të tillë.
(Ndërhyn Sazan Guri)
Gresa Hasa: Nuk ka nevojë të më prekni
Sazan Guri: Jashtë teme brenda teme, kush je ti që përcakton. Ti i kërkon hesap atij (Artur Meçes)
Gresa Hasa: Zotëri më ngre zërin do të denoncoj
Sazan Guri: Të respektuan si vajzë e bukur
Gresa Hasa: Si vajzë e bukur?? Edhe seksizëm. Ore zotëri mund ta mbyllësh gojën
Sazan Guri: Ne jemi bashkë
Gresa Hasa: Ne nuk jemi bashkë sepse unë nuk kam respekt për burra si puna jote që janë seksist, nacionalistë dhe injorantë. Kjo është dhunë, që po ndodh LIVE në TV. Ky emision ndërpritet dhe mua më vjen keq që jam këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.