×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbyllet protesta në Shqipëri, nis vala e arrestimeve

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 20:42

    Tre orë zgjati protesta mbrëmjen e sotme në Tiranë.


    Gjithçka nisi në sheshin “Skënderbej” dhe mbaroi po aty pas marshimit drejt ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, Bllokut dhe më pas i vendosën syrin drejtorisë së Policisë së Tiranës por forcat speciale nuk i lejuan.

    Më pas grupi i qytetarëve që morën pjesë në protestë u drejtuan për te sheshi “Skënderbej”.

    Me përfundimin e tubimit nisi vala e arrestimeve ku sipas AbcNews një nga efektivët i është drejtuar qytetarit: “Ec ore mos na trego punën tonë”.

    Kjo ishte protesta e pestë në Tiranë që pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në datë 8 dhjetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!