×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbytet 25 vjeçarja në kanionin e Holtës

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 18:48

    Është rënduar situata në kanionin e Holtës në Gramsh, atje ku disa persona mbetën të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në kanion.


    Një vajzë rreth 25 vjeçe është gjetur e mbytur në kanion, teksa forcat RENEA, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mundur të shpëtojnë nga rreziku i mbytjes 4 fëmijë të mitur.

    Shqiptarja.com raporton se ajo është Desantila Sallaku 25-vjeçe nga Lushnja. Ndërkohë që vëllai i saj dhe miku i familjes 50-vjeç janë shpëtuar.

    Deri më tani kërkimet kanë vijuar për të shpëtuar dhe 2 persona të tjerë, një tjetër të ri si dhe një burrë rreth të 50-tave. Këta të fundit ende nuk janë gjetur, raportojnë mediat shqiptare.

    Shkak i ngecjes së pushuesve dyshohet të ketë qenë rritja e shpejtë e nivelit të ujit në kanion, si pasojë e shirave të rrëmbyer të kësaj të diele, çka kanë sjellë dhe ndryshime të nivelit të ujit.

    Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, 3 autoambulanca të ardhura nga qyteti i Gramshit por edhe zjarrfikësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!