×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbytet në liqen një 16 vjeçar

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 16:11

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Kukës, ku një 16 vjeçar është mbytur në liqen. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit, dhe viktimë ka mbetur adoleshenti me inicialet L.G. Ky I fundit kishte shkuar për t’u larë, por është mbytur.


    “Në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.“, njofton policia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!