×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me 50 mijë euro të padeklaruara në “BMW”, vihet nën hetim 37-vjeçari

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 10:44

    Një 37-vjeçar po hetohet për pastrim parash  pasi u kap me 50 mijë euro cash në makinë të cilat nuk kishte dokumentacion deklarimi.


    Soni Pepa nga Belshi, gjatë drejtimit të mjetit tip “BMW” u ndalua për kontroll në aksin e Lushnjes, ku iu gjet me vete në sasi prej 50 mijë euro cash, për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Ndaj 37-vjeçarit policia nisi procedim penal për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!