×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me emrin me gërma të mëdha, mes luleve dhe gjelbërimit, si është transformuar sheshi ‘Selvia’

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 18:06

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar disa foto që tregojnë transformimin e sheshit Selvia në kryeqytet, i cili tashmë pas shembjes së ndërtesave që kishin pushtuar bustin e Vojo Kushit, është kthyer në një mini-park të rrethuar nga gjelbërimi dhe hapësira për banorët e zonës.


    “Tani me gërma të mëdha, Selvia mban emrin e saj plot dinjitet, si një nga pikat më historike të Tiranës. Mbjellja e luleve dhe shtrimi i tapetit të gjelbër, i dhanë ngjyra e freski zonës ku ecin çdo ditë kalimtarë”, shkruan Veliaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!