27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk TEG.
Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm. Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë, ndërsa si pasojë e plagëve, 27-vjecari Sadikaj, humbi jetën, në spital.
Top Channel, ka publikuar vetëm pak çaste pasi ndodhi shpërthimi i tritolit në makinë. I tëri mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa shtëllunga tymi të zinj, mbuluan zonën.
27-vjecari është nxjerrë I gjallë nga makina, dhe ndihma e parë I është dhënë nga kalimtarë të rastit. Si pasojë e shpërthimit të fortë në makinë, të riut iu këputën gjymtyrët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.