Janë publikuar pamjet nga ndjekja dramatike nga RENEA e 21-vjeçarit Aldi Rama në lagunën e Kunë – Vainit ku ishte fshehur pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.
RENEA dhe FNSH kanë ndërhyrë, me forca të armatosura nga toka, me helikopter nga ajri dhe me snajper nga lartësia e një banese.
Pas disa orësh kontrollesh në këtë lagunë, policia ka mundur të lokalizojë se ku po fshihej 21-vjeçari dhe pasi i janë afruar kanë parë se ai ishte vetëplagosur me një plumb në ballë. Paraprakisht thuhet se i riu ka tentuar vetëvrasjen por nuk përjashtohet plagosja aksidentale pasi pranë tij janë gjetur gjurmë të rrëshqitjes në baltë.
Aldi Rama mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte në një makinë me 2 shokët e tij u ndalua nga policia kriminale e Lezhës. Në momentin ku efektivi i policisë, Saimir Hoxha i është afruar, Aldi Rama ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në zemër dhe për pasojë duke i shkaktuar vdekjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.