×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me kostume tradicionale, komuniteti shqiptaro-amerikan në Michigan lutet për jetët e humbura nga tërmeti

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 21:03

    Solidarizimi mbarëbotëror vazhdon.


    Mbrëmë në Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan u lut për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri.

    Në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti.

    Në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore “Nënë Tereza”, raporton shqiptarja.com.

    Fëmijë, të rritur e të moshuar u lutën për shpirtrat që kaluan aq shumë vujatje atë mëngjes së marte që mori 51 jetë në Durrës, Thumanë e Tiranë.

    Ata kanë veshur kostume popullore shqiptare me në duar flamuj kuq e zi dhe pankarta me mbishkrimin “Pray for Albania”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!