×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Më le vetëm”- vëllai i Arjan Salës i tronditur pas gjetjes së trupit

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 13:27

    Pas tre ditësh ankth dhe vuajtje, familja e Arjan Salës mori sot lajmin e dhimbshëm. Djali 32-vjeçar u gjet pajetë brenda magazinës së qendrës tregtare, ndërsa raportohet se kishte djegie të mëdha në trup.


    Pasi mësoi për fatin tragjik të tij, vëllai i 32-vjeçarit, Edmond Sala ka bërë një tjetër postim prekës në Facebook.

    “Vëllai im i dashur më le vetëm”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar me emoji me lot.

    Trupi i Arjanit është gjetur në mes të magazinës ku ai kishte hyrë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri dhe për të shuar vatrën, por që nuk mundi të dalë i gjallë nga aty.

    Pranë trupi të Arjan Salës janë gjetur edhe dy fikse zjarri, të cilët i riu kishte marrë me vete në momentin që ishte futur për të shuar vatrën e zjarrit të rënë brenda magazinës.

    32-vjeçari është mundur të nxirret nga magazina pas rreth 60 orësh. Ndërkohë ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin dhe më pas është dërguar në morg për të bërë ekspertizën e plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!