Pasi mësoi se disa nga të afërmit e saj ishin lënduar rëndë gjatë tërmetit në Shqipëri, një 25-vjeçare pësoi një shok emocional dhe kërcënoi të hidhej nga ballkoni i shtëpisë nga një lartësi rreth 10 metra.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 1.15 pas mesnate në ‘Via Lamaticci’ në Ancona, në Itali, në zonën afër stacionit të trenit.
Pasi raportimit në numrin e emergjencës 113, oficerët e skuadrave të ndihmës ndërhynë dhe arritën të hynin në ndërtesë, t’i afroheshin gruas dhe pastaj ta imobilizonin atë dhe ta çonin në spital.
25-vjeçarja e kishte pozicionuar veten me të dy këmbët hipur mbi parvazin e ballkonit dhe bërtiste: Mjaft … më lini…dua të hidhem…dua të vdes.
Pasi e zbritën poshtë, gruaja e re u ndihmua nga punonjësit e shëndetit të kryqit të verdhë dhe u dërguan në spital për trajtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.