Me mijëra protestues të opozitës po i drejtohen në këto momente Tiranës, aty ku në orën 18.00 do të mbahet protesta e radhës e madhe e opozitës përballë Kryeministrisë.
Deri më tani raportohet se autobusë të shumtë me simpatizantë të opozitës janë nisur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, në rrethin e Matit simpatizantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit, për tu nisur më tej drejt Tiranës. Ndërkohë që shumë të tjerë janë nisur drejt kryeqytetit me mjete private.
Sipas drejtuesve të PD-së në Mat, janë afërsisht 1500 persona të cilët janë nisur me autobusë dhe mjete private drejt Tiranës. Nga Dibra po sipas raportimeve të korrespondentëve lokalë janë nisur 2 mijë protestues, ndërsa nga Bulqiza 900.
Ndërkohë që ashtu si në protestat e mëhershme, Policia është vendosur në gatishmëri për të bllokuar protestuesit duke krijuar pika kontrolli në Skuraj.
Ndërsa nga Vlora sipas degës së Partisë në këtë rreth janë nisur rreth Tiranës 2 000 mbështetës. Nga Kukësi po kështu janë nisur me qindra kuksianë. Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati tha se qytetarët kuksiane dhe mbështetësit e PD janë nisur me autobusë dhe me makina personale drejt Tiranës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.