Ky është momenti i arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Jurgis Çyrbja.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Story, Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe kokën e ulur, teksa shoqërohet nga dy efektivë të policisë.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.
Ish-deputeti u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit, me urdhër të SPAK pasi akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Ai ishte duke udhëtuar me makinë në Durrës bashkë me kunatin e vëllait kur u arrestuan nga forcat e policisë.
Ish-deputeti i PS Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje. Ende nuk ka shumë detaje mbi këtë çështje, ndërsa Çyrbja u transferua nga Policia e Durrësit në Bllokun e Sigurisë së Tiranës.
Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Ai ishte duke udhëtuar me makinë në Durrës bashkë me kunatin e vëllait kur u arrestuan nga forcat e policisë.